Policia e Sarandës ka arrestuar pronarin e lokalit “Orange”.
Në këtë lokal gjatë muajit gusht ndërroi jetë një kamarier 17-vjeçar si pasojë e shkëputjes së ashensorit të mallrave.
17-vjeçari ishte kushëri me pronarin e lokalit, i cili po punonte gjatë muajve të verës.
Spiro Iljadhi ishte në kërkim që prej 26 gushtit. Ai u vu në pranga sot në Qafë-Botë.
17-vjeçari Antonio Delilaj ndërroi jetë pas goditjes së pajisjes që ishte përshtatur si ashensor.