Ndërkohë që situata e motit në vend duket se është përmirësuar duke sjellë temperatura mesatarisht të larta ditore, në Theth, ende vijojnë të bien ortekë bore. 

Sipas njoftimit të publikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ortekët kanë vështirësuar qarkullimin dhe gjithashtu edhe pastrimitn e akseve rrugore. Por sa i përket aksit rrugor, Bogë-Qafë Thorre, qarkullimi mund të kryehet pa probleme. 

Njoftimi i Plotë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë 💨 të cilët bllokojnë qarkullimin ⚠️ dhe vështirësojnë punën për pastrimin 🦺
🚧Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks 🚜
✅Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem 🚗