Kënga e Dafina Zeqirit “Duro” ka prekur artistin e njohur “Teddygreyonstuff” në Angli. Ai shpesh publikon video me këngë të ndryshme në kanalin e tij në “YouTube”, ku reagon lidhur me realizimin e videoklipit, tekstin dhe zërin e këngëtarit.

Duket se kënga shqiptare i ka pëlqyer shumë ndaj ai ka realizuar një video me “Duro”, të Dafina Zeqirit.

Kujtojmë se kënga “Duro” flet mbi problemet që mund të kalojë nje person por në fund ditë më të mira do të vijnë.