Home SPORT Asistimi magjik i Di Marias dhe turpërimi i lojtarëve kundërshtarë nga Messi...

Asistimi magjik i Di Marias dhe turpërimi i lojtarëve kundërshtarë nga Messi karakterizuan fitoren e Argjentinës ndaj Paraguait

7

Lionel Messi dhe Angel di Maria ishin tejet të motivuar për lojë në përballjen e Argjentinës me Paraguain në Kupën e Amerikës.

Dy argjentinasit dhuruan spektakël me veprimet e tyre, derisa morën fitore minimale 1-0 ndaj paraguaianëve.

Fillimisht spektaklin e filloi Di Maria që me asistimin e tij vizionar dhe magjik, e gjeti Alejandro Gimezin që shënoi me lehtësi në portën e Paraguait.

Kur po kalonte minuta e 93-të e takimit, Messi kishte kohë që të turpëronte kundërshtarët e tij me lëvizje mashtruese, derisa një tjetrit i futi edhe topin mes këmbëve.

Anëtari i Barcelonës dh ai i Paris Saint-Germain u bën viral me lëvizjet e tyre, me këtë të fundit që ishte lojtari i ndeshjes.