I ftuar në emisionin “Breaking” politikani Astrit Patozi ka komentuar situatën politike që po kalon Partia Demokratike e kryesisht ngjarjen e fundit, atë të festimit të 32-vçetorit. Patozi u shpreh se mjafton të shohësh që ishin të ndarë në dy festa për të kuptuar situatën.

Patozi: “Qëkur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD dhe ky i fundit nisi një lëvizje që u quajt Foltorja, që nga ajo ditë e deri më sot PD nuk ka pasur asnjë ditë për të qenë e qetë dhe as një ditë për të qenë krenare me veten e saj. Gjithsesi unë këtë nuk e konsideroj si fundin e botës. Unë e konsideroj si një aktualitet politik sepse tek e fundit politika e tillë është, dinamike. Nuk kemi pse e qajmë më faktin se PD nuk gjen forca për tu bashkuar”.

DALJA ME DY KANDIDATURA NGA PD  NË ZGJEDHJET VENDORE TË 2023 PËR PATOZIN MUND TË JETË MË POZITIVE NË REZULTAT SE SA ZGJEDHJET E 6 MARSIT.

Patozi “Unë mendoj se PD e gjitha bashkë mund të marri diçka më shumë se sa në 6 Mars sepse atëherë depresioni ishTe më i madh. Zgjedhjet e 6 Marsit shihen si një llojë prove. Unë shpresoj që populli opozitarë ta kapërcej atë që meriton Foltorja apo grupi i kundërshtarëve të Sali Berishës Brenda PD. Këtë mund ta bëjë vetëm nevoja që ka kjo shoqëri për ekuilibër politik./Egnatia news