Astrit Patozi : “Koalicion i natyrshëm për fatet e të dy udhëheqësve të Sali Berishës dhe Ilir Metës por që nuk rrezaton asgjë entuziaste për opozitën në tërësi. Është një aleancë pragmatiste e cila bazohet tek numrat dhe jo tek principet dhe parimet por tek interesat personale të dy udhëheqësve të vet. Nuk besoj se mund të surprizojë për të arritur një rezultat spektakolar në zgjedhjet e rradhës. Është një aleancë që nuk iu thotë asgjë sidomos njerëzve që janë të pakënaqur por që nuk janë domosdoshmërisht militant politik. Nuk i thotë asgjë një rikthim në dashurinë e vjetër Berisha- Meta. Janë dy politikanë me kusure shumë të mëdha dhe nuk mund të jenë ata shpresa për ndryshim në Shqipëri në kushtet që kjo qeveri  e ka bërë baltë e madje duhet të ishte ndërruar shumë kohë më parë.”

Kandidaturat e Primareve përballë mazhorancës, si i shihni?

Astrit Patozi : “ Problemi i parë që kanë është nxjerrja e vetëm një kandidati. Lajm i keq dy kandidatë nga e njejta forcë.Primaret kanë qenë difektoze pasi edhe vetë personazhet kanë deklaruar se kanë pasur probleme.  Problemi qëndron tek dalja me dy kandidatë”.

A mund të tërhiqet Alibeaj dhe të bashkohet me Foltoren?

Astrit Patozi : “I vetmi shans mbetet vendimi i gjykatës. Ne rast se gjykata vendos se vula, logo e primate i takon z. Berisha mund të shkojmë tek ky rezultat (bashkimi) pjesa që përfaqëson z.Alibeaj mund të tërhiqet nga rivalizimi sa nxjerrja e kandidatëve përballë foltores. Në rast se ndodh e kundërta nuk besoj se do të ketë tërheqje.

Ka ndërhyrje nga mazhoranca për vendimin e PD?

Astrit Patozi : “Nuk di ta them me siguri por pushteti politik në Shqipëri është ngatarruar gjithmonë me vendimet e gjyqësorit dhe nuk do të ishte e çuditshme që edhe në këtë rast  qeveria të mbante “një sy” nga gjykata për ta ruajtur të ndarë PD. Kam përshtypjen se nga kjo zvarritje,  mendoj se përfiton Berisha sepse sa më shumë zvarritje Berisha ka mundësi ti ”haj” kundërshtarët e tij. Pjesa e Berishës është më e qartë në qëllim”./egnatia news