Një nga të plagosurit me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Milot është Ylli Brahimi. Ky i fundit mësohet se ka mbërritur të spitali i Traumës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje 

Ylli Brahimi, shok i Ervis Martinaj, në janar të vitit 2021 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në Milot, duke mbetur i plagosur

Brahimi aso kohe tregoi se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni se kush mund të ketë organizuar sulmin me armë kundër tij.Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë , pasi ai ishte person me precedentë të mëparshëm penal.Ai njihet si personazhi i njohur të botës së biznesit së lojërave të fatit dhe i përfshirë në disa konflikte me grupe të tjera rivale.Po ashtu Brahimi ka qenë i dyshuar dhe është marrë në pyetje për ngjarjen e vrasjes së Xhelal Reçit në Laç. 

Tre ditë nga atentati mafioz ndaj Ylli Brahimit, policia dhe prokuroria e Laçit ende nuk janë në gjëndje të identifikojnë autorët e këtij krimi të rëndë, që fatmirësisht nuk pati viktima.

Rreth 15 persona janë marrë në pyetje, duke treguar çfarë ndodhi në Milot dhe kontaktin vizual, që ata kishin pasur me dy personat e hipur në motor, por pa mundur që ti identifikojnë.

“Ora News”, zbulon foton e personit që i shpëtoi atentatit, Ylli Brahimi, individ me precedent të mëparshëm penal.

Mwsohet se Brahimi, është marrë në pyetje nga policia e Laçit, ku ka treguar me detaje të gjithë intenerarin e tij, ditën e ngjarjes.