Rreth 10 efektivë janë vendosur në hyrje të parkingut të një qendre tregtare që ndodhet pranë Kuvendit. Gazetari Osman Stafa raporton se kjo do të jetë pika që do të përdoret nga deputetë dhe ministra për të hyrë në Kuvend.
Ligjvënësit duket se do të përpiqen të shmangin protestuesit, të cilët në protestën e 23 korrikut, qëlluan makinat e tyre me vezë.
Pasi të futen me makina në parkingun privat, deputetët do të përdorin kalimin nëpër qendrën tregtare për të kaluar më pas në anën tjetër të hyrjes së Kuvendit.






