Një atentat me armë zjarri, i ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tronditur qytetin e Vlorës.

Përmes një njoftimi zyrtar policia e Vlorës bën me dije se është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “BMË X5” me drejtues një shtetas 40-vjeçar, i identifikuar si Bledar Birçaj.

Viktima ndërroi jetë në spitalin e qytetit si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/ Informacion paraprak

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues shtetasin   B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë   po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.