Policia njofton për arrestimin e një arsimtari nga Vitia, nën dyshimin për keqtrajtim të nxënëses së tij.

Me vendim të prokurorit, arsimtari është dërguar në qelitë e paraburgimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE OSE AUTORIZIMEVE PUBLIKE / Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova me detyrë mësues, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nxënësen viktimën femër nga Kosova. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.