Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e sotme (22 korrik) Milotin. Nga të shtënat me armë zjarri raportohet për dy persona të plagosur.
Ata janë identifikuar si Klisman Prençi dhe Ylli Ibrahimi dhe janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.Por si pasojë e plagëve të marra Preçi ka ndërruar jetë rrugës. mësohet se ai ka shkuar i pajetë në spital.
Edhe Klisman Preçi i shpëtoi një atntati në Lezhë në maj të këtij viti ku shënjestër ishte kushëriri i tij Blerim Preçi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20.00 ne dalje te qytetit, në zonën e ishull Lezhës, ku persona me një makinë tip “Audi” qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës “Mercedes Benz” tip ML.