Krimi ka tronditur sërish, këtë herë në Milot. Klevis Preçi, rreth 28 vjeç ka mbetur viktimë e një atentati mbrëmjen e sotme. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe Ylli Brahimi, 47 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Nga burime mësohet se autorët kanë zbrazur 100 fishekë. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ka nisur krehja e zonës.

Sakaq, biznesmeni 47-vjeçar është emër i njohur për policinë. Ylli Brahimi i ka shpëtuar më herët edhe një tjetër atentati, në janar të vitit 2021. /abcnews.al