Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen e Laert Kekës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Gazetarja e Faxnews Afrovita Hysaj bën me dije se ndaj 41-vjeçarit është qëlluar me dy armë të ndryshme.

Dyshohet të jetë përdorur një armë tip pistoletë dhe një armë automatike, kallashnikov. Nga ekspertiza mësohet se ka marrë 6 plumba në trup dhe kokë.

Sakaq mësohet se bëhet fjalë për një atentat mirëorganizuar. Policia ka marrë në pyetje 30  persona por ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Previous articleTërmetet më vdekjeprurëse të 25 viteve të fundit
Next articleAksident i rëndë në Itali, 4 të rinj humbin jetën, dy të tjerë në gjendje të rëndë