E pabesueshme, por e vërtetë. Pak minuta më parë është përplasur autobusi i tretë në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë ish stacionit të trenit. Fatin e keq të kësaj rradhe, e ka patur autobusi i linjës Selitë-Kristal-Qendër i cili mësohet se është përplasur me një kamion. Nuk raportohet për asnjë të lënduar, ndërkaq priten të zbardhen shkaqet e këtij aksidenti. Kujtojmë se ky është rasti i tretë i përplasjes së autobusëve të linjave të kryeqytetit në vetëm pak ditë.