Një aeroplan pasagjerësh i kompanisë TUI ka marrë flakë në aeroportin e Mançesterit .

Tymi i dendur filloi të dilte nga motorët e aeroplanit.

Menjëherë zjarrfikësit arritën në vendngjarje.

Pushuesit e tronditur shikonin nga sallonet e nisjes së terminalit teksa zjarrfikësit po shuanin flakët.

Të gjithë pasagjerët arritën të dalin shëndosh e mirë nga aeroplani.

TUI u kërkoi falje klientëve dhe tha se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit të saj “mbetet gjithmonë përparësia e saj më e lartë”.