Shtyhet sërish gjyqi në gjykatën e Apelit ndaj Ervin Salianjit për çështjen “Babale”. Seanca e radhës do të mbahet me 8 Maj në orën 10:00.
Shkak është bërë mungesa e avokatit të deputetit, i cili ka dorëzuar një raport për shkak të problemeve shëndetësore.
“Nga hetimet rezultoi se Salianji kishte fabrikuar provat dhe bërë kallëzim të rremë. Për këtë gjykata e shkallës së parë e dënoi me 1 vit burg. Gjithashtu të përfshirë rezultuan dhe Jetmir Olldashi i dënuar me 100 orë shërbim në komunitet. Salianji u dënua me 1 vit burg. Nëse gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atëherë mund të kemi dërgimin në qeli të Salianjit”,
Deputeti u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ndërsa u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.
Abcnews.al