Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me një grup mbështetësit kanë mbërritur në selinë e PD. Në ndryshim nga anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit në PD, Berisha nuk ka provuar që të hapë asnjë prej dyerve.

Berisha në fjalën e tij për gazetarët tha se Basha është duke kaluar nga skandali në skandal, dhe tregon se nuk i ka mbetur më asnjëlloj integriteti politik.

Gjatë ditës së sotme disa deputetë dhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit tentuan që të hynin në godinën e PD-së, por dyert nuk u hapën në asnjë rast.

Nesër do të mbahet një protest në selinë e PD-së, thirrur nga vetë Berisha, dhe sot ish-kryeministri pritet që të japë paralajmërimin e fundit për Lulzim Bashën.