“Rroftë Kosova. Ballkani i Hapur nuk është gjë tjetër veccse përllaë e shëmtuar që po na serviret si hyrja në Europë. Po mundohen të joshin Kosovën e brishtë. Më lejoni të pyes Edi Ramën sot sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd. Ku jemi sot? Në këtë shesh të madh si në vitin 99 ku dolëm sërish ne, një komb një qëndrim. Kombi ynë është në rrezik. Rreziku vjen nga Rama, Vuccicc dhe ata që paguajën ata që i kanë dhene mision të djegin Ballkanin. Lulzim Basha gjoja nipi i Pejës. Absolutisht asgjë. Në katër vite që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë. Ne do ringrihemi. Në fund i them Ramës dhe Vucicc, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jeruzalemi ynë, Meka jonë. Sot vjen nga Prishtina një trimëreshë, deputete e Ibrahim Rugovës. Ish Ministre, një nga personaliteteve më të afërta të Ibrahim Rugovës. Është sot këtu para nesh për t’iu drejtuar Ramës dhe Vuccicc, Melihate Tërmkolli”, deklaroi Harxhi.