Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar në HEC Vau i Dejës për situatën energjetike në vend.

Ajo ka takuar nga afër të gjithë punonjësit, duke i përgëzuar për punën e palodhur që kanë bërë. Balluku e konsideroi energjinë një sektor të rëndësishëm, i cili në vitin që po lëm pas ka pasur sukses.

“Unë vendosa që ditën e fundit të vitit të vija t’ju takoja. Të gjithë së bashku kemi bërë një punë të mirë, një vit sfidues na pret, por ne tani sfidat nuk na trembin”, u shpreh ministrja drejtuar punonjësve.Më tej, Balluku deklaroi: “Është përballuar me sukses nata e Krishtlindjeve se ka një kërkese të shtuar të energjisë. Megjithatë, piku në të gjithë Shqipërinë është data 31, prandaj sot shpresojmë ta përballojmë me sukses”./abcnews.al