Ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 2 me 2 supersfida mes Barcelonës dhe Manchester United, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të kompeticionit evropian për klube, UEFA Europa League.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e “bardhë” 0 me 0, me të dyja klubet që u vunë në ndjekje të golit, por pa mundur dot ta gjenin atë.

Me nisjen e pjesës së dytë do të vinin dhe golat. Fillimisht Marcos Alonso shënon me kokë në minutën e 50’-të, pas ekzekutimit të një goditjeje këndi dhe vetëm 3 minuta më pas Marcus Rashford mposht 1 me 1, portierin gjerman Marc-Andre Ter Stegen, për të vendosur baraspeshën.

Rashford ishte protagonist dhe në golin e dytë ku krioji gjithë aksionin, i cili u finalizuar me autogolin e francezit të Barcelonës, Jules Kounde. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutën e 80’-të, braziliani Raphinha “shtang” mbrojtjen e “djajve”, ku me një goditje të lehtë diagonale nga më shumë se 25 metra e çon topin në cepin e portës duke vendosur sërish baraspeshën në sfidë.

Ndërkaq, kujtojmë se sfida e radhës mes 2 gjigandëve të futbollit evropian do të jetë mbrëmjen e 23 shkurtit në “Old Trafford”.  /i.m /abcne