Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk do të jetë në seancën e sotme të Kuvendit, pasi ndodhet jashtë vendit në një mbledhje në Këshillin e Europës, ku do të qëndrojë për 2 ditë.

Ndërkohë që menjëherë pas kthimit nga Franca, Basha pritet që të mërkurën të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë e re.

Ndërkohë që në seancën e sotme do të mungojë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj, i cili ka udhëtuar në Itali për shkak të një humbje të afërt familjare.

Sakaq ditën e shtunë Basha mblodhi Këshillin Kombëtar ku u zgjodhën edhe forumet e larta drejtuese të partisë, që nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët.