Home ELBASANI SOT Basha “flak” me forcë karrigen në Durrës

Basha “flak” me forcë karrigen në Durrës

400

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral me të rinjtë e qytetit të Durrësit, të cilëve u ka bërë thirrje që të votojnë për kandidatin demokrat Luan Hotin i cili synon të zgjidhet në postin e kreut të bashkisë në zgjedhjet e 6 marsit.

Gjatë takimit, Basha ka patur edhe një moment ‘nervozizmi’ ku për të demonstruar një pjesë nga fjala e tij, ka hedhur edhe një karrige për të simbolizuar atë që të rinjtë mund t’i bëjnë pushtetit.

Basha: Ja ku jemi sot 2 vite dhe disa muaj pas rebelimit të tetorit të sutdentëve të 2018 dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. E ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia. Dhe për hir të kësaj është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje dhe të djegë gjithçka. Ka frikë më shumë se çdo gjë rininë. E dini pse? E dini se çfarë u bën rinia atyre që kanë frikë të lëshojnë karrigen? Në çdo vend, edhe në Shqipëri, ju bën këtë (hedh karrigen).

Dhe këtu do u bëjë atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kreut të bashkisë së Durrësit dhe e kanë katandisur në këtë formë këtë perlë të qytetërimit të lashtë ilir.