Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Shkodër për të prezantuar Bardh Spahinë, si kandidat për zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen në 6 mars. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Edi Rama njësoj si etërit e tij e shikon veriun e vendit me armiqësi.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri i bëri thirrje kandidatit të Partisë Demokratike, Xhemal Bushatit që të bashkohet me kandidatin e tij, që siç thotë ai përfaqëson demokratët.

“Kaskada e Drinit jep qindra milion euro të ardhura buxhetit të shtetit. Ruga e Kombit jep jo më pak se 300-400 milion euro e megjithatë banorët e qarkut të Kukësit tatohen si asnjë shqiptar tjetër për të ardhur në Tiranë.

Rruga më e ngarkuar në trafik në Shqipëri është ajo Shkodër-Lezhë. Shpërqëndrohen në shumë drejtime dhe rruga nuk preket. Në një kohë kur mjafton të studiosh trafikun e pikës kufitare të Muriqanit dhe të Hanit të Hotit dhe kupton cili është fluksi sidomos gjatë verës. Edi Rama ndjek praktikat e vjetra. Etërit e tij i deklaronin zonat e veriut armiqësore dhe ky vazhdon me atë mentalitet. Por ana tjetër pozitive është se Shkodrën nuk e mashtroi dot kurrë ai. le të përpiqet të thotë se erdha kur u hap kisha në një kohë kur treni vinte tre orë më vonë, por fatmirësisht Shkodra ka një të mirë se rrenat nuk ia beson kujt.

Ka një kandidat tjetër. kandidati tjetër është një aktivist i PD. dhe ne nuk i mohojmë asnjë meritë dhe kontribut. Por unë shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje atij dhe mbështetësve të tij të bashkohen me kandidatin e opozitës së vërtetë. Lulzim Bashën nuk e braktisi Shkodra dhe Shqipëria pa arsye. Ju i shikoni poll-et se ku ka rënë. Po të bëhen me anëtarësinë nuk del gjëkundi. Thirrja ime është për zotin Bushati të mos pranojë të përfaqësojë një njeri që përfaqëson një peng. E fton zotin Bushati dhe të gjithë dmeokratët që të bashkohen, të ulen dhe të diskutojnë me Bardh Spahinë”, tha Berisha. g.v/