Ish-kreu i PD, Lulzim Basha është shfaqur sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Pak para se të hynte në sallë ai është ndalur nga gazetarët, ku i janë bërë disa pyetje. Mes të cilave ishte ajo se nëse do të garojë për kryetar i PD në zgjedhjet e 29 korrikut. Basha tha se çdo vendim që do të marrë, do të jetë në interes të demokratëve.

Më tej ai deklaroi se denoncon me forcë kërcënimet dhe ofendimet ndaj deputetëve dhe mediave në mbledhjen në kryesi. Teksa ka mbërritur në Kuvend, ish-kryedemokrati kishte një gjuhë të ashpër ndaj dhunës brenda partisë së PD-së e shtoi se lufta kundër mendimit ndryshe nuk ka vend në një demokraci.

“Dua ti them çdo demokrati se jam këtu për interesat e tyre cilido qoftë vendimi im për kandidaturën e 29 korrikut. Përgjigja ime lidhur me dhunën  jashtë kryesisë është e tillë. Dënoj më forcë banalitet dhe kërcënimet që ndodhën, aq më shumë ndaj punonjësve të medias. Distancohem nga këto akte. Në mënyrë absoulte ju si gazetarë kemi mbështetjen time përsonale dhe absolute. Ky nuk është modeli im. Unë jam i vendosur por nuk mendoj se dhuna dhe kërcënimet na përfaqësojne. Brezi i vjetër e ka bërë këtë për 33 vite, ky nuk është modeli ynë.  Ne jemi brezi i ri pasi përfaqësojmë një tranzicion, një model të ri, ndryshe nga ai i pari. Nuk merrem me diskutimet e kryesisë pasi nuk jam anëtar, dhe nuk e di çfarë është diskutuar. Në 33 vjet ke 3 dinosaur që kanë humbur zgjedhjet dhe kanë hedhur Shqipërinë në erë. Kapen duke blere zgjedhjet dhe prandaj trajtohen me seriozitet. Jam për t’ju përgjigjur pa asnjë hezitim, se nuk do të udhëhiqem nga interesi im personal. Do i shërbej interesit publik. Sa zgjedhje jam humbur unë? 6? Jo, po 16. Kam humbur vetëm 2 palë zgjedhje, të tjera janë dizinformim”, tha Basha.