Gjatë qëndrimit të tij në Elbasan, kryetari i Partisë Demokratike është ndalur edhe në një takim me studentë që kanë përfunduar studimet.

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës u shpreh më 25 prill duhet të kemi një vërshim popullor drejt kutive të votimit në mënyrë që të realizohet ndryshimi i shumëpritur.

Basha ftoi të rinjtë për tu bashkuar në mënyrë që më 26 prill të festohet një Ditë Vere e dytë.

Lulzim Basha: Tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë. Trishtimin dhe dramën dhe rrënimin që ka mbjellë kjo qeveri në 8 vite t’ia kthejmë në një votë jo thjeshtë për ta larguar atë por për t’i kthyer shpresën shqiptarëve. Dhe unë e di që fuqia e shpresës dhe e ndryshimit do të vij nga rinia. Do të vij nga ty dhe shokët e shoqet e tu prandaj jam plot me besim se gjithë këtë rrënim që ka shkaktuar për Elbasanin dhe për Shqipërinë 8 vite të keq qeverisjes do ta kapërcejmë me energjinë, me dashurin tuaj për qytetin tuaj dhe për vendin dhe me profesionalizmin me të cilin do të dini ti përgjigjeni dhe që do zëvendësoj, meritokracia pra do zëvendësoj këtë ngritje në piedestal të analfabetizmit, të klientelizmit dhe të anonimitetit madje të aleancës me krimin siç ka ndodhur dhe po ndodhë edhe këto javë të fundit të qeveris në ikje.

Ne do të nderojmë meritokracinë. Kemi planin për stazhe  në mënyrë që ata student që mbarojnë universitetin te fillojnë  të integrohen në tregun e punës, si kundër kemi dhe planin kryesor që është plani ekonomik që Shqipëria mos të humbas shanset siç kanë humbur shumë shanse në këto 8 vite ndërkohë që vendet e tjera të rajonit i kanë përfituar këto shanse por të kthehet në një qendër të investimeve të huaja dhe investimeve të brendshme që hapin vende pune me paga dinjitoze dhe që sigurojnë mirëqenie për ju dhe kolegët tuaj kudo ku janë. Kështu që mërzia dhe frustrimi ndihet kudo, padurimi për ndryshim ndihet kudo, le të bëhemi të gjithë bashkë që 25 Prilli të jetë dita e ndryshimit dhe më 26 prill ta festojmë edhe njëherë Ditën e Verës të gjithë bashkë.

Ajo që të thashë është pikërisht zgjidhja për këtë problem. Së pari, ne do të shtojmë orët e praktikës mësimore në çdo universitet dhe për çdo degë që mos të jetë mësim thjesht teorik por të ketë edhe orë praktike dhe gjatë kohës që studioni. Së dyti, 1 në çdo 3 studentë, më të mirët, pasi të mbarojnë studimet do ti ofrohet një vit stazh i paguar nga shteti që të fillojnë të integrohen me tregun e punës dhe kjo do të mundësojë, siç mundëson çdo vend normal që diku midis 70 dhe 90% e stazhierëve të sigurojnë një vend pune, ose aty ku po bëjnë stazhin ose përmes rrjetit që krijojnë gjatë stazhit, gjatë praktikës që bëjnë në profesionin e tyre.

Ky do të jetë dhe një nga ndryshimet kryesore që do të vijë përmes planit tonë me 25 prill. Ndaj na duhet ndihma juaj, na duhet të jemi të gjithë bashkë, e keqa do të mundet përmes bashkimit të gjithë shqiptarëve, siç e the vetë pa dallime politike sepse dhe ndryshimi që do të vijë do ti shërbejë të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë të rinjve pa dallime politike.

Ora news