Kreu i PD-së Lulzim Basha ka publikuar foto nga takimi me demokratët në degën 14 në Tiranë. 

Basha deklaron se PD është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave dhe është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë.

“Partia Demokratike është e demokratëve që janë bashkuar rreth vlerave, duke lënë pas hijet e së shkuarës dhe mbetjeve të tranzicionit, që kërkojnë ta mbajnë peng Shqipërinë. Partia Demokratike është instrumenti i vetëm i shqiptarëve për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha.