Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mërritur në selinë e partisë Demoratike për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi u lajmërua se do të mbahej në orën 16:00.

Ndërsa sapo ka dalë nga makina që e shoqëronte, në hyrje të selisë blu e pret sekretari i përgjithshëm i demokratëve, Gazmend Bardhi.

Mendohet se kryetemë e takimit do të jetë situata politike në vend me në qendër vendimin e Bashës për të ëprjashtuar Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha është sulmuar shumë së fundmi për vendimin e marrë pasi, sipas disa deputetëve demokratë ata nuk janë pyetur dhe mendimi i tyre nuk është marrë parasysh aspak.

Situata në PD mbetet e tensionuar, teksa ish-kryeminstri Sali Berisha ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar në mënyrë që të heqin Lulzim Bashën nga pozita e kreut të partisë.

Ambasadorja Yuri Kim nga ana tjetër edhe pse nuk është takuar me Bashën që prej vendimit të marrë, e ka përgëzuar për distancimin nga ish-kryeministri Berisha.

fax