Emra të njohur për publikun do t’i bashkohen këtë sezon “Big Brother VIP”.

Bëhet fjalë për ish-konkurrentin e “Big Brother” Valer Kolnikaj si dhe për kantautorin Robert Aliaj dy personazhet që pritet që të jenë pjesë e këtij sezoni në këtë “reality show”. Pa dyshim që të dy personazhet kanë stile të ndryshme dhe pritet që me sjelljen e tyre të bëhen protagonistë duke shkaktuar shumë “zhurmë” për publikun.

Më herët u konfirmuan si pjesë e “Big Brother” edhe Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Albërie Hadërgjonaj. Ndërkohë përflitet dhe për Ema Andrean, Arjola Demirin, Andi Artanin, Romeo Veshajn, Arjola Demirin dhe Anxhela Peristeri.