Pasi kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte nismën për Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha i cili e ka quajtur “shfaqje bajate”. Sipas Bashës Rama po përpiqet që të mbulojë skandalin me publikim e pagave dhe atë të inceneratorëve.

“Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale, vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni”.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij tha se qytetarët, brenda dhe jashtë vendit, do të pyeten për mendimin e tyre për disa çështje shumë të rëndësishme me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë.  Kryeministri foli për debatin brenda vendit për të vendosur më tej nëse aplikimi i Shqipërisë për në BE duhet të ndahet nga ai i RMV dhe të vlerësohet drejtpërdrejtë për meritat e tij ose të pritet për të ruajtur kohezionin në rajon. Pyetja që bëri kreu i qeverisë është nëse njerëzit janë gati që të adresojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me tre ose më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara.

Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të humbasë kohë me Partinë Demokratike, e cila sipas tij nuk bën tot një proces të vetëm, “i vë bravën procesit edhe tjetri i nxjerr shkelmin për të thyer bravën”. be.k/abcnews.l