Olta Manjani do të jetë zëvendësministrja e re e Financave dhe Ekonomisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të premte. Manjani zëvendëson në këtë detyrë Dajna Sorensen, e cila është liruar nga kjo detyrë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.