Kështu është zgjuar Elbasani sot, sepse elbasanasit nuk dinë ta festojnë ndryshe Ditën e Verës. Por këtu sot nuk ka vetëm elbasanas, janë qindra e qindra miq. Kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të festojnë Ditën e Verës në Elbasan. Në qytetin e traditës, pavarësisht kushteve të pandemisë. Njerëzit shprehin dëshirën për të festuar dhe domosdoshmërinë e saj edhepse në këto kushte një gjë e tillë duket e pamundur. Vetëm një vit më parë, në Ditën e Verës të vitit 2020, Elbasani dhe e gjithë Shqipëria ishte në karantinë dhe asnjë nuk mundi të festojë, por sot, pavarësisht thirrjes për mungesë të organizimeve, për mos grumbullime dhe për ruajtjen e rregullave të sigurisë, për ruajtjen e shëndetit, Elbasani është i mbushur me qytetarë të cilët i janë gëzuar Ditës së Verës dhe diellit. e dhe pa maska, absolutisht pa distanca, elbasanasit e festuan Ditën e Verës. Ndërsa në vatrat familjare u gatua ëmbëlsira tradicionale e ballokumes. Ne e vendosëm veroren tradicionale të Ditës së Verës. dhe do ta heqim kur të vijë dallëndyshja e parë. Me shpresën e një vere dhe vit plot shëndet. nga Elbasani ju urojmë Gëzuar Ditën e Verës

Lajmi i Fundit