Fabrika krijon edhe mundësi punësimi

Këtë vit bashkia Cërrik nisi trajtimin e mbetjeve te gjelbra te ndertuara me fondet e qeverise gjermane perms projektit  Giz. Ditën e sotme ambasadori gjerman gjate një vizite në qytetin e Cërrikut vizitoi nga afër fabrikën e mbetjeve i shoqëruar nga kryetari i bashkise z.Andi Salla si dhe ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro. Kryebashkiaku Salla u shpreh se ishte i lumtur për këtë bashkpunim dhe se i ka shërbyer për mirë qytetit të Cërrikut.

Ambasadori gjerman përgëzoi bashkinë e Cërrikut për seriozitetin dhe përkushtimin në këtë bashkëpunim si dhe vëzhgoi nga afër proçesin e punës dhe përpunimit të mbetjeve të gjelbra.

E pranishme ishte dhe ministrja e mjedisit Mirela Kumbaro e cila u shpreh e lumtur per ndërgjegjësimin rreth pastrimit dhe përpunimit të mbetjeve si dhe këtë bashkpunim.

Veç benefiteve sa i takon mjedisit ky projekt po ashtu ndihmoi edhe në krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Cërrikut ku aktualisht janë të punësuar rreth 85 persona.