Ambasadori gjerman flet nga Cërriku

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Cërrikut Ambasadori gjerman iu përgjigj pyetjes së gazetarëve rreth integrimit te Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tashmë që Angela Merkel nuk do të jetë në krye të qeverisë gjermane sipas ambasadorit Peter Zingraf asgje nuk do të ndryshojë në mbështetjen që qeveria gjermane do të ketë në vijim ndaj Shqipërisë. Sipas ambasadorit edhe pasuesit e Merkel do të vijojnë në të njëjtën linjë më ish kancelaren sa i takon mbështetjes për Ballkanin perëndimor në rrugën e integrimit në BE.

“Besoj që kancelarja gjatë vizitës së saj të fundit , e cila ishte një vizitë ndarje dhe lamtumire e bëri të qartë që Shqipëria dhe Ballkani përëndimor janë në krye të axhendës së saj si kancelare dhe besoj që e njëjta gjë do të vlejë edhe për pasuesin e saj dhe mendojë se do të jetë e suksesshme në këtë ndërmmarje të vetme”.

Sa i takon pyetjes së nëse do të rikthehet sistemi i vizave për shqiptarët ambasadori Zingraf u shpreh se deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar.

“Nuk mund te jap nje koment , unë deri tani nuk kam asnjë informacion lidhur me këtë pikë. Do të doja të prisnim që të jepnim një përgjigje të saktë”.

Ambasadori gjerman i shoqëruar nga Ministrja Mirela Kumbaro vizituan fabrikën e përpunimit të mbetjeve të gjelbra në bashkinë e Cerrikut.