Kryebashkiaku i Gramshit, Besjan Ajazi ka njoftuar se bashkia ka marrë vendim që të mbulojë shpenzimet e funeralit për familjen Zogu dhe premton një mbështetje në vazhdimësi.
Ajazi: Tronditës lajmi tragjik për mbytjen në liqenin e Banjës të katër bashkqytetarëve tanë🥹
A.Z 46 vjeç, R.Z 19 vjeç, E.Z 14 vjeç, babai me dy fëmijët dhe kushuriri i tyre M.Z 20 vjeç kishin shkuar për tu larë në liqen, në fshatin Drizë por nuk mundën të dilnin dot dhe të ktheheshin në shtëpi si zakonisht.
Nuk gjej dot fjalët për të shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi që pushtoi dy familjet Zogu, familje të thjeshta, të respektuara dhe të dashura në komunitetin ku jetojnë.
Lutem që familjarët dhe të afërmit të gjejnë forcën në zot për të përballuar këtë dhimbje të madhe🙏🏻
Lutem që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqen e amshuar🙏🏻
*Bashkia Gramsh në mbështetje të dy familjeve, për të zbutur sadopak këtë dhimbje të madhe, ka marrë vendimin për përballimin e shpenzimeve të funeralit për katër bashkqytetarët tanë ndërsa do të vijojë të qëndrojë pranë familjarëve duke i mbështetur në vazhdimësi.