Bashkia Elbasan në bashkpunim me CRCA/ECPAT Shqipëri, nga sot do të ofrojnë shërbime të integruara për fëmijët dhe të gjithë të rinjtë që janë në konflikt me ligjin si edhe ata që janë viktima të sulmeve seksuale, në qarkun e Elbasanit.

Marrëveshja e firmosur mes nën-kryetarit të bashkisë Elbasan, Ervin Saraçi dhe z.Altin Hazizaj do të sjellë një zgjidhje për shmangien dhe venitjen e fenomeneve të tilla që rrezikojnë grupmoshat e reja të shoqërisë.

Prej disa vitesh tashmë, Bashkia Elbasan ka një bashkpunim të gjerë e tejet pozitiv me CRCA/ECPAT dhe nënshkrimi i marrëveshjes e përforcon edhe më tej punën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.