Pas protestës së prindërve,pushteti lokal bën një hap pas

Bashkia e Elbasanit ka mbyllur kopshtin e fshatit Pajun, njësia administrative Papër me arsyetimin se ka rënë numri i fëmijëve. Por prindërit e mohojnë një gjë të tillë. Sipas tyre në kopësht janë 10 fëmijë, përfshirë një autik i cili llogaritet sa për tre fëmijë.

Sot prindërit protestuan para bashkisë se Elbasanit duke kërkuar hapjen e kopshtit, pasi e kanë të pamundur ti dërgojnë të vegjlit në kopshtet e fshatrave ngjitur. Në rast se grupi nuk do të hapet prindërit thonë se do ti mbajnë fëmijët në shtëpi, edhe pse pushteti lokal ka marë përsipër transportin e vogëlushëve.

Megjithëse shkollat dhe kopshtet janë hapur që një ditë më parë fëmijët nuk kanë shkuar.

Rasti në fjalë u denocua një ditë më parë nga deputeti demokrat Luçiano Boci i cili pohon se sulmi është politik ndaj edukatores për shkak se kjo e fundit mori pjesë në fushatën e PD për zgjedhjet e 25 prillit.Pas takimit me komunitetin e prindërve nënkryetarja e bashkisë Vesa Liço foli për mediat.

Sipas Znj Liço, duke qënë se një pjesë e fëmijëve prindërit kanë vendosur ti mbajnë në kopsht edhe pse kanë mbushur moshën shkollore bën që pushteti lokal të rishikojë vendimin duke dhënë sinjale pozitive për hapjen e tij.

Banorët dhanë afat deri ditën e premte për hapjen e kopshtit ne të kundert do të rikthehen përsëri për të protestuar para institucionit të bashkisë.