Banorët kërkojnë të shtrohët

Rruga “Tajar Tetova” në lagjen  “Shën Koll” prej 20 vitesh ka mungesë investimesh çka ka sjellë shqetësim për banorët të cilët kanë shtëpitë këtu. Përveçse e pashtruar në këtë rrugë mungojnë po ashtu edhe  kanalizimet . Banorët e lagjes shprehen se gjatë shirave dhe stinës së dimrit situata është akoma më e rënduar dhe për ta është pothuajse e pamundur të kalosh.

Edhe pse janë ankuar disa herë deri më tani duket sikur fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët dhe askush nuk interesohet për ta.

Eedhe pse në vitin qe jemi nuk duhet të kishte probleme të tilla duket se në periferi situata është e njëjtë me rrugët e lënë në gjendje të mjerueshme.