Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula rikujtoi në seancë plenare fjalorin e papërshtatshëm që kryeministri Edi Rama përdori sot në Kuvend, duke i cilësuar deputetët  e opozitës si “bedela”.

Ai tha se kryeministri ishte nervoz sepse i ka ministrat dhe deputetët e tij në burg.

Sula: Unë ndihem i mallëngjyer dhe jam i lumtur edhe sinqerisht o Zot jepi jetë kësaj qeverie se po të mos ishin këta, ne populli shqiptar do të kishim vdekur të gjithë. Unë kam respektoj për këtë zonjë se është grua e mirë, nuk është hajdute, por kur kjo qeveria prishi edhe Milva Ikonomin nuk ka lënë gjë pa prish në këtë dynja.

Kryeminisri jonë erdhi këtu dhe tha bedela 21 herë, pusho 10 herë, gjel deti peqini 8 herë. Faleminderit zoti kryeministër për komplimentin, më mirë gjel me shtyp apo pulë që shypesh?

Kryeministrit tonë i ka pjellë gjeli flori ndaj e do shumë fjalën gjel. Tha të pafytyrë 10 herë, të pafe 5 herë. Po kush janë të pa fafytyrë? I pafytyyrë është ai që i tha të gjitha këto se i ka minisrat në burg, ishte nervoz se i ktheu gjykata e Apelit deputetin e tij në burg. Ai është i pa fe dhe i pa atdhe. Oligarkët ndërtojë kate pa leje, katunarët tonë i fusni në burg për një avlli. Ata duhet të ishin në burg.