Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman do të vizitojë Shqipërinë këtë javë. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Paul Keynon gjatë një reportazhi radiofonik të BBC.

Emri i Suella Braverman, sekretares britanike për Punët e Brendshme është lakuar shumë në Shqipëri gjatë javë të fundit për shkak të deklaratave të ashpra që bëri për emigrantët shqiptarë që po shkojnë në Angli. Ajo tha se politikat e saj të reja do t’i japë fund “përballjes me pushtimin” e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet britanike, duke specifikuar shqiptarët.

Kjo deklaratë që etiketonte si “pushtues” shqiptarët u komentua ashpër nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ishte e papranueshme terminologjinë dhe gjuha politike e përdorur nga Braverman.

Gazetari teksa jep lajmin thotë se pritet që sekretarja të vizitojë Shqipëri për të parë se çfarë po ndodh dhe përse kaq shumë shqiptarë po ikin, dhe përse zgjedhin Britaninë.