Home ELBASANI SOT VIDEO/BAZILIKA E BEZISTANIT E HARRUAR

VIDEO/BAZILIKA E BEZISTANIT E HARRUAR

170

 E zbuluar 10 vite më parë dhe e mbuluar 10 vite më parë. Kjo është gjendja e Bazilikës së Bezistanit në qendër të qytetit të Elbasanit, e cila tashmë është shndërruar në gropë. Askush nuk ka bërë asgjë në këtë dekadë për ta bërë të aksesueshme për turistët apo për qytetarët e Elbasanit.

E cilësuar si një nga zbulimet më të rëndësishme, menjëherë Bazilika u shpall Monument Kulture i kategorisë së pare që në vitin 2007. Sot, gjendja e ketij monumenti duket pothuajse e shkretuar. Qytetarët e Elbasanit shprehen të indinjuar dhe se ky monument duhet mirëmbajtur pasi ndodhet ne qender të qytetit.

Monumenti i Kulturës vazhdon të jetë i mbuluar ndërsa turistët dhe vetë qytetarët, përmes disa fotove, përpiqen të imagjinojnë se çfarë ka nën tokë. Me zbulimet e deritanishme këtu ka 25 metra mozaik, në të cilin, përveç dy figurave njerëzore, në përbërje të tij ka edhe elementë të tjerë të cilët tregojnë skemën e përjetësisë dhe janë realizuar me një mjeshtëri të rrallë.