Home ELBASANI SOT VIDEO/DELTA” NË SHQIPËRI ELBASANASIT VAKSINOHEN

VIDEO/DELTA” NË SHQIPËRI ELBASANASIT VAKSINOHEN

29

 Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbërritjen e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri. Sipas ISHP mësohet se janë disa raste, me gjasa të infektuar nga Delta, të personave që sapo kanë mbërritur në territorin shqiptar kryesisht nga Britania e MadheQeveria shqiptare ka arritur të sigurojë vaksina dhe aktualisht proçesi I vaksinimit po vijon në të gjithë vendin po gjatë ditëve të fundit duket se ka pasur një rënie të personave të interesuar për tu vaksinuar.

Situata paraqitet e mirë sa I takon qarkut të Elbasanit ku një përqindje e konsiderueshme e qytetarëve tashmë janë vaksinuar. Qytetarët e Elbasanit shprehen se janë pro vaksinimit dhe se shumë prej tyre tashmë I kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.Sipas tyre vaksina duhet bërë dhe se eshte e nevojshme per cdokend. Aktualisht në qarkun e Elbasanit janë të gjitha llojet e vaksinave që ka siguruar shteti shqiptar.

Ministrja e Shëndetësisë Mu bëri të se ditët e hapura të vaksinimit do të vijojnë përgjatë korrikut dhe gushtit, për qytetarët mbi 18-vjeç. Manastirliu bëri të ditur se në muajt korrik-gusht do të mbërrijnë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash