Ka rinisur në Komisionin Hetimor marrja në pyetje e dëshmitarëve për çështjen e inceneratorëve, ku ka dhënë dëshminë e tij dhe kryebashkiaku aktual i Elbasanit, Gentian Llatja.

i fundit, edhe pse nuk ka pasur rol vendimmarrës, në kohën kur kanë nisur procedurat për inceneratorin e Elbasanit, tha se në këtë qytet ka pasur një emergjencë mjedisore.

Llatja u pyet në lidhje me kërkesën e Qazim Sejdinit, për ndërtimin e inceneratorit, se pse ishte parashikuar që në fillim, që detajet e kontratës të ishin të ngjashme me ato të dorëzuara më pas nga kompania e Klodian Zotos.

Sipas deputetëve të opozitës kompetencën për shpalljen e emergjencës mjedisore nuk e ka Këshilli Bashkiak, me të cilin Qazim Sejdini ka kërkuar që të ndajë një pjesë të përgjegjësisë.

Sipas Luçiano Boçit, në fillim projekti ishte që në Elbasan të ngrihej një lanfill, që do të kushtonte rreth 2 milionë euro, dhe me kërkesë të Sejdinit dhe miratim nga qeveria qendrore, u ra dakord për projektin 22 milionë eurosh, që u pagua nga taksapaguesit shqiptarë.

Debatet në Komision:

Gentian Llatja: Ka pasur një sërë korrespodencash për çështjen e plehrave në Elbasan, ka qenë një situatë e përsëritur vit pas viti, derisa është shpallur emergjenca mjedisore në 2014.

Jorida Tabaku: A jeni i njohur me shkresën që zoti Qazim Sejdini ka dërguar, ku kërkon ndërtimin e një inceneratori?

Llatja: Duhet ta shoh shkresën, që ua kemi sjellë ne si bashki.

Tabaku: Nuk na e keni sjellë dosjen e plotë

Llatja: Ndoshta as unë nuk jam në dijeni të asaj shkrese

Tabaku: Zoti Sejdini, thotë që problemi i mbetjeve duhet të zgjidhet përmes një koncensioni, dmth kjo ide ka lindur nga asgjëja.

Llatja: Korrespodenca ka nisur që të vitin 2007, dhe i është kërkuar mbështetje zotit Berisha.

Tabaku: Karakteristikat që përmend zoti Sejdini janë ato që janë ofruar më pas nga zoti Zoto.

Boçi: Ju përmendet që ka një korrespodencë, e para ndërtimi i një landfilli, dhe papritur më pas u shfaq inceneratori. Landfilli do të kushtonte rreth 2 milionë euro, në terma të pergjithshëm, u zgjodh papritur projekti që zotërohej nga Zoto, dhe ne disbursuam si shtet 22 milionë euro. Pse nuk u zgjodh varianti i landfillit?

Llatja: Pse u zgjodh impianti i trajtimit të mbetjeve, se ka pasur një studim fizibiliteti, ka pasur një vendim për përcaktimin e vendit, në dijeninë time, ai projekt ka qenë në një vend, që sot nxirrën minerale, dhe ka një vlerë ekonomike sot atje. Bashkia e Elbasanit në 2008 ka miratuar, në kushtet e emergjencës, një studim qeverisë së drejtuar nga zoti Berisha, pasi djegiet digjeshin në natyrë. Kanë qenë 3 vende, të përshatatshme për venddepozitime të ndërtimit të impiantit.

Boçi: Në vitin 2008 kush ishte kryetar Bashkie?

Llatja: Ka qenë zoti Qazim Sejdini

Boçi: Propozimi ka qenë për landfill apo incenerator?

Llatja: Venddepozitim i mbetjeve

Boçi: Më thatë që ka një projekt, a parashikohej incenerator apo landfill, shqip shqip vendin të grumbullimit të mbetjeve ne i kemi thënë landfill. Përmendet incenerimi aty si metodë e menaxhimit të mbetjeve?

Llatja: Flitet për venddepozitim të përgjithshëm, në vitin 2008.

Boçi: A ka një mbyllje të emergjencës mjedisore që është shpallur nga Bashkia?

Llatja: Në dijeninë time si prefekt dhe kryetar bashki nuk kam, në dijeninë time nuk ka një akt të tillë. Të gjithë kanë votuar në bllok pro këtij inceneratori, përfshirë edhe këshilltarët e PD në bashki.

Tabaku: Pse ka ndryshuar nga landfill në 2014, brenda të njëjtit vit, në incenerator?

Llatja: Zoti Sejdini ka kërkuar zgjidhjen e situatës, se harrohet shpejt ajo që është bërë. Këshilli Bashkiak ka marrë një vendim, dhe për cilindo kryebashkiak është i detyrueshëm.

Tabaku: Sa janë tarifat?

Llatja: 1370 lekë për familje në një vit

Tabaku: Në vitin 2014 sa kanë qenë?

Llatja: Kanë qenë rreth 1 mijë lekë në vit

Boçi: Kjo ishte përgjigja që po të kërkoja