Një ndër kritikat që qytetarët e kryeqytetit kanë patur në drejtim të Bashkisë Tiranë ka qenë edhe mungesa thuajse totale e tualeteve publike. Përveç tualeteve të ndonjë qendre tregtare apo ndonjë tualeti të pisët tek parkingu i Sheshit Skënderbej, është thuajse e pamundur që në Tiranë të “kryesh punë” në tualete publike.

Këtë e ka vërtetuar akoma më shumë prania e një numri të madh tifozësh të cilët në mungesë të tualeteve publike kanë filluar të urinojnë në qendër të Tiranës. Sipas qytetarëve që kanë dërguar videon e mëposhtme, tifozët ishin holandezë pasi bërtisnin në rrugë “Rotterdam, Rotterdam…”.