Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Shëndetësisë i PS-së, Ilir Beqaj u shpreh se zgjedhet e 25 prillit janë të rëndësishme për të vazhduar me reformat që janë nisur.

Sipas Beqajt, PD dje në hapjen e fushatës përçoi një model të shëmtuar që tregon për mënyrë se si mund të organizojë dhe trajtojë vendin.

Beqaj: Zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme për të vazhduar me reformat që janë nisur, si ajo me reformën në drejtësi. Unë mendoj se nëse kemi një ndërrim pushtetesh mund të kemi një ndalim të këtyre reformave në vend. Edhe dje u pa një vërtetim i asaj që sapo thash. Dje PD-ja në mënyrë të çuditshme ndryshoi orën dhe më e shëmtuar ishte ajo që bënë. Nëse është ky modeli dhe organizimi nëse do të trajtohen në atë mënyrë të shëmtuar që u hap fushata dje.

Ne do të heqim taksat për biznesin e vogël dhe do të bëjmë investime në infrastrukturë, energjetikë dhe në bujqësi. Kërkojmë fuqizimin e infrastrukturës për të arritur qëllimin tonë për 10 milionë turistë në vit. Por shpresojmë që me procesin e vaksinimit të kemi një turizëm sa më të vrullshëm. Ndërkohë, nëse një investitor i huaj e merr përsipër, si në rastin e firmës turke, atëherë është më se e mirëpritur. Kjo gjë fuqizon industrinë farmaceutike dhe e bën një fuqi në eksportin e barnave në rajon. Besoj se ne do të jemi pjesë e botës shkencore në përballje me këtë virus.

Beqajt foli edhe për premtimit e PS-së dhe të tij si kandidat në qarkun e Shkodrës, duke thënë se do të nxiten një sërë sektorësh në këtë qark.

Beqaj: Ne do të nxisim turizmin gjithëvjetor në qarkun e Shkodrës dhe do të promovojmë vepra që lidhen me turizmin. Do të mbështesim manifakturën dhe bujqësinë e blegtorinë. Do të fuqizojmë rolin e universitetit të Shkodrës, të spitalit universitar mjekësor, si dhe zhvillimin inovator për të rinjtë. Për ne si qeveri përballja me pandeminë është një detyrë e përditshme, mbi çdo ambicie elektorale e partie.

Ora news