Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së KQZ afron me 2 ditë,  datën  e shqyrtimin të Partisë Socialiste  për listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim.

Paradite u njoftua se seanca do të mbahej me datë 31  ora 11:00 por KQZ përmes një shkrese i kërkoi Kolegjit  të shqyrtonte sa më parë  kërkesë padinë e socialisteve, e cila do mund t’i hapte rrugë miratimit të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Tashmë më 29 mars, Kolegji  Zgjedhor do të shqyrtojë padinë e depozituar nga ana e PS-së.

Kujtojmë se KAS i dha të drejtë Partisë Demokratike për ti pranuar 222 kandidatët, ndryshe nga vendimi i KQZ që parashikonte që të hiqeshin nga lista 78 kandidatë, për tejkalim numri.

Top Channel