Një 34 vjeçar banues në Bilç, Berat është arrestuar nga policia për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Shërbimet e policisë, bazuar në informacionet se shtetasi me inicialet S.M dispononte lëndë narkotike kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.
Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa të cilën e kishte fshehur në qese e kavanoza reçeli, një sasi lekësh dhe dy celularë.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Berat për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve.”
OraNews
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)