Një 43-vjeçar nga Burreli është arrestuar në flagrancë  nga Policia pasi theu orarin e karantinës duke lëvizur me automjet pa ndonjë arsye dhe në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e policisë Rrugore, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Burrelit konstatuan automjetin e shtetasit, S.M i cili po qarkullonte jashtë fashës së orarit të lejuar.

Mbi 43-vjeçarin rëndon akuza  “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, gjithashtu duke qenë se shkeli Aktin Normativ iu bllokua leja e drejtimit dhe qarkullimit e automjetit.

Për hetime të mëtejshme sipas informacioneve të policisë materialet i kaluan Prokurorisë Mat.

Ora News