Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të uniformacve blu bëhet me dije se është arrestuar shtetasi ylli Hamati, banues në Durrës.

Hamati është ndaluar në lagjen “Barrikada”, teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikada”.

Ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një sasi e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Barrikada”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Y. H., 39 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në lagjen “Barrikada”, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Y. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.