Kryetari i PD, Sali Berisha foli në foltoren e Kuvendit për marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it, të cilën qeveria nuk e dërgon në Parlament.

Berisha tha se qeveria e ka fshehur marrëveshjen për arsye se 6 ministra dhe shumë deputetë rrezikojnë të ekstradohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg. 

Së pari, denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it. Dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime”, u shpreh Berisha.