Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se disa ministra të kabinetit të qeverisë Rama kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të takimeve me McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i cili akuzohet se ka marrë para ruse.

Madje Berisha tha se disponon edhe dokumente për këto dorëheqje.

Berisha: Ndaj, Edi Rama largohu, jep dorëheqje menjëherë bashkë me kabinetin e kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqje për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal. Por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri. Gjykata rrëzoi tenderit që iu dha kompanive ruse për shpim nafte në kundërshtim flagrant me ligjin. Pra jemi vetëm në fillimin e një tërmeti dhe do t’i them Ramës që ky do jetë një cunam popullor! S’të mbron më askush. Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë, është në Otavë, është i implikuar. Shkoi për të dëshmuar, apo për arsye tjetër, ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë.”, tha Berisha.